Kokainë e pastër, arrestohet shqiptari në Itali

0
58
Loading...

Një shqiptar i moshës 40-vjeçare, pa precedentë penalë, u arrestua nga policia italiane e Urbino.

Shqiptari u arrestua këtë të enjte, në periferi të qytetit me një sasi kokaine, të cilën e kishte fshehur në makinë.

Bëhet fjalë për 57 gramë kokainë të pastër, të cilën shqiptari e kishte fshehur në bagazhin e makinës.

Ndërkohë nga kontrolli në banesë u gjet edhe 13 gramë kokainë, një peshore dhe materiale për paketim.

Shqiptari dyshohet se merrej me shpërndarje droge prej kohësh, ndërkohë që për të kamufluar aktivitetin e tij, punonte edhe në ndërtim.

Loading...