Si po troket filmi i ri shqiptar “SFIDA”

0
28
Loading...

Filmi i ri shqiptar “SFIDA” shikon dritën e projeksionit, në premierën e tij te parë në qytetin e Korçës në ambjentet e hotelit simpatik “Casa Gaçe” dt.16 Mars ora 19:00. Filmi “Sfida” , vjen me skenar dhe regji të Lulzim Sulës.

Aktori i shquar i kinematografisë, Birçe Hasko është kthyer në sheshxhirim, ku luan me aktorët e njohur Bujar Asqeriu dhe Suela Konjari.

Xhirimet e filmit “Sfida” janë përqendruar kryesisht në qytetin e Korçës, ndërsa filmi pritet të jetë premierë në fund të këtij viti. “Sfida” vjen si një produksion i ri nga “Production Cinemania” me producent Skënder Jaçe.

Producenti Skënder Jaçe tregon për kolonën zanore, që ju besua Kompozitorit mjeshtrit Aleksander Vezuli. Filmi trajton një temë të ditës dhe ka në qendër të vëmendjes njeriun e thjeshtë.

Një grua, e cila ka ngritur një fasoneri me kurajë të madhe, duke u përballur me konkurrencën dhe një treg të vështirë në këtë fushë, qiraja e lokalit, siguracionet, rrogat e grave të punësuara, etj..

Kur tregu për shitjen bëhet i vështirë, e sjellin atë në pozita të vështira falimentimi. Por në jetë ka të papritura, dikush i afrohet për ndihmë, ngjarjet rrokullisen në situata të reja dramatike.

Image

Loading...