Evra zbulon bisedën: Ja çfarë më shkroi Ronaldo para përmbysjes ndaj Atleticos!

0
42
Loading...

Patrick Evra ka besuar te përmbysja e madhe e Juventusit ndaj Atleticos në Champions League.

Mbrojtësi francez që në të kaluarën ka veshur fanellën e Juventusit, tashmë ka publikuar një bisedë të bërë me Cristiano Ronaldon, 5 ditë para ndeshjes së kthimit në Torino.

“Po llogaris përmbysjen në Ligën e Kampionëve. Unë kurrë nuk kam dyshuar që ju do ia dilni”, ishte mesazhi i Evras për Ronaldon, shkruan tabloidi britanik „Dailymail“, raporton SYRI.net.

CR7 i është përgjigjur menjëherë duke e pranuar sfidën, madje duke shtuar se do  shkatërrojnë Atleticon në Torino.

„E di. Ne do të kalojmë bro. Në shtëpi do t’i shkatërrojmë ata”, shkroi Ronaldo.

Kujtojmë që Ronaldo bëri parashikimin e pamundur pasi i vetëm shkatërroi Atleticon dhe në këtë mënyrë kualifikoi Juventusin në fazën e 8 më të mirave në Champions League.

Cristiano Ronaldo dhe Patrice Evra ishin shokë të ngushtë te Manchester United.

Loading...