VIDEO/ Njihuni me hajdutin më bujar në botë, shikoni çfarë ka bërë

0
173

Një hajdut i ka bërë të gjithë të shokohen me gjestin e tij.

Ai u bë viral në mediat sociale pasi i ktheu paratë viktimës së tij kur zbuloi se nuk kishte më të ardhura në bankomat.

Pasi kontrolloi llogarinë bankare të gruas dhe zbuloi se ishte bosh, hajduti i paidentifikuar i ktheu asaj paratë që sapo kishte tërhequr.

Incidenti ndodhi në një bankomat në Heyuan, provincën Guangdong të Kinës.

Nga kamerat e sigurisë shihet gruaja që po tërhiqte paratë në ATM, kur papritmas i doli para një burrë me thikë.

E frikësuar për jetën e saj, Li i dha hajdutit 372 dollarë që sapo kishte tërhequr nga llogaria e saj.

Grabitësi i kërkoi më shumë dhe i tha të tërhiqte paratë e tjerë në bankomat.

Por kur vuri re se gruaja nuk kishte më para në llogarinë e saj bankare, hajdutit duket se i erdhi keq për Li dhe i ktheu sërish paratë që i vodhi.