Kredi apo fajde…68 për qind kamatat

0
17
Loading...

Qytetarët e Kosovës janë të zhytur deri në fyt në borxhe, fajde dhe kredi ku shumë nga ta kanë humbur gjithë pasurinë. Kjo dukuri është mjaft shqetësuese dhe askush nuk e ka marrë seriozisht deri më tani.

Kjo vjen pasi shteti  po lejon funksionimin e institucioneve të vogla financiare, të cilat po ofrojnë kredi pa garantues pa hipotekë dhe në kohë të shpejt, me norma tejet të larta të interesit për kredi.

Kosova si një shtet tatimor dhe jo i kontrolluar mirë, në të bizneset po fitojnë shuma të mëdha në dhënien e huave të shpejta për qytetarët më të varfër të Evropës.

Sipas profesorit të ekonomisë, Safet Merovci, qytetarët e Kosovës po paguajnë haraç, në mungesë të shtetit të mirëfilltë, sepse normat e interesit që po arrijnë deri në 68%  dhe këto s’janë gjë tjetër veç fajde, me bekimin e BQK.

Ndërsa zëdhënësi BQK-së, Kushtrim Ahmeti  ka treguar se  mesatarja e normës së interesit në kredi për muajin dhjetor 2018, për këto IMF në baza vjetore ishte 21.75%, ndërsa shuma e kredive aktive deri në muajin dhjetor të 2018-ës ka qenë 221.3 milionë euro.

Për dyshimet e ngritura së fundi, se disa nga këto institucione ofrojnë kredi jo me kamata po në formë fajde,  Ahmeti i ka mohuar dhe ka theksuar se të gjitha produktet e ofruara nga këto IMF, janë të parapara me legjislacionin në fuqi në vend

“Institucionet mikrofinanciare regjistrohen nga BQK, duke përfshirë edhe planin e biznesit lidhur me produktet e ofruara. Për më shumë, produktet e ofruara janë produkte të parapara me legjislacionin në fuqi në Kosovë.

Në pyetjen e drejtuar se a janë dënuar ndonjë nga këto institucione në ndonjë rast , Ahmeti nuk jep detaje mirëpo sipas tij, BQK-ja mbikëqyrë dhe rregullon institucionet mikrofinanciare duke dhënë rekomandime përkatëse për implementim si dhe masa administrative, përkatësisht gjoba bazuar me legjislacionet që janë në fuqi, që përfshin vërejtjet me shkrim, ndëshkimet administrative – monetare.

Dyshimet se numri i IMF-ve, nga dita e ditës po rritet dhe po del jashtë kontrollit, zëdhëndësi i BQK-së i ka mohuar dhe sektorin mikrofinanciar në vend e cilëson stabil dhe me trend pozitiv të zhvillimit, pasi ka rritje të vazhdueshme vjetore në nivelin e kredive të dhëna e me këtë nuk kemi të bëjmë me përshkallëzim të situatës.

“BQK-ja do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e saj mbikëqyrës dhe proaktiv me qëllim të sigurimit të një sektori financiar stabil dhe që operon në pajtueshmëri me kornizën ligjore në fuqi” shtoi ai

Ndërsa për marrëveshjet, që kanë nënshkruan këto institucione me biznese të ndryshme në Kosovë, ku ofrojnë kredi të shpejta në këmbim të produkteve të ndryshme sipas Ahmetit nuk përbejnë shkelje pasi të njejtat po lidhin marrëveshje të cilat janë në kuadër të aktiviteteve të regjistruara në BQK, ato nuk përbëjnë shkelje të legjislacionit në fuqi” tha Ahmeti

Për dyshimet  se njera nga IMF-t në këtë rast institucioni “MONEGO” e cila po operon në Kosovë, e cila thuhet se është në pronësinë e Aigars Kesenfelds një biznesmen i cili është i dyshuar për krime ekonomike, mashtrime, shpërlaje të parave dhe i lidhur me miliarderin rus Oleg  Boyko, nga zyra e BQK-së kemi marrë vetëm konfirmimin që ky institucion ka plotësuar kriteret e kërkuara me kornizën ligjore dhe rregullative të BQK-së për të qenë aksionar i një Institucioni Financiar Jobankar dhe jo ndonjë informacion më të detajuar në lidhje me këto dyshime.

Kujtojmë se, IMF-t në Kosovë janë të regjistruara në tri etnitete që operojnë në Kosovë, në zyrën e Organizatave Joqeveritare, ato janë regjistruar si OJQ me statusin e përfituesit publik, në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) ato janë regjistruar si biznese ndërsa në Bankën Qendrore e cila edhe i monitoron veprimtarin e tyre herë pas here, ato janë të regjistruara si institucione mikrofinanciare.

Loading...