Whatsapp po bllokon disa llogari, zbuloni nëse jeni edhe ju

0
150
Loading...

Whatsapp ka filluar të bllokojë llogaritë e disa përdoruesve pa i paralajmëruar. Kompania tha se kushdo që përdor një aplikacion të tillë, por që nuk mbështetet zyrtarisht nga Whatsapp, do të marrë një mesazh ku njoftohet se është ndaluar përkohësisht. Bëhet fjalë për aplikacione të tilla si WhatsApp Plus dhe GB Whatsapp, të cilat aktivitetin e tyre e kanë të bazuar tek Whatsapp zyrtar, por u japin mundësinë përdoruesve që të përdorin tema të ndryshme.

Kompania e Whatsapp thotë se këto aplikacione shkelin kushtet e shërbimit, për këtë arsye përpjekja është për t’i bllokuar. Përdoruesve që përdorin këto aplikacione alternativë të Whatsapp, por jo të certifikuara nga kompania zyrtare, do të njoftohen se numri i tyre është bllokuar. Ata duhet të shkarkojnë nga Android apo IOS versionin zyrtar të Whatsapp.

“Whatsapp nuk i mbështet këto aplikacione të palëve të treta, sepse nuk mund të vërtetojmë praktikat e tyre të sigurisë“, tha kompania në një njoftim. Nëse keni përdorur një nga këto aplikacione, mund të kaloni pa asnjë problem në Whatsappin zyrtar dhe nuk do të humbisni asnjë historik të bisedave.

Megjithatë, ekzistojnë llogari të disa përdoruesve të cilat janë bllokuar edhe pse përdorin versionin zyrtar të Whatsapp. Kjo për shkak se mund të keni shkelur kushtet e shërbimit të Whatsapp. Nëse mendoni se llogaria juaj është bllokuar gabimisht, mund t’i dërgoni email kompanisë në adresën android_web@support.whatsapp.com nëse përdorni telefon Android dhe në adreswn iphone_web@support.whatsapp.com nëse përdorni iPhone.

Loading...