Trump ‘harron’ Melanian, ja VIDEO që po bën xhiron e botës

0
107
Loading...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara e ka vendosur së fundmi Zonjën e Parë në një situatë mjaft të sikletshme.

Donald Trump priti në takim kryeministrin çek Andrej Babis dhe bashkëshorten e tij Monika Babisova, kur aksidentalisht la pas Melanian.

Kjo e fundi mbeti e shtangur kur pa se Trump mori drejtimin për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë së bashku me Babisin.

Ajo dhe bashkëshortja e kryeministrit çek nuk bënë gjë tjetër veçse ngritën supet dhe ndoqën pas bashkëshortët, të cilët me ç’duket duke thyer protokollin, hynë të lumtur drejt Shtëpisë së Bardhë.

Loading...