Milani ka këtë objektiv për sulmin

0
103

Nuk ia dolën ta sjellin në Milano në janar, por Leonardo dhe Maldini nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe po punojnë që të marrin në verë sulmuesin Gerard Deulofeu, i cili luan aktualisht në Premierligë te Watford.

Futbollisti ka qenë pjesë e Milanit në gjysmën e dytë të sezonit 2016-2017, por më pas nuk u ble për shkak të pengesave që vinin nga Fair Play Financiar.

Synimi i kuqezinjve është që të marrin futbollistin në huazim me detyrim blerjeje për 20 milionë euro.

Tratativat mes palëve pritet të mbyllen me sukses. Me marrjen e Deulofeut, pritet të kompletohet edhe reparti sulmues për sezonin e ardhshëm.