Haradinaj i lumtur që po rritet kërkesa për prodhimet vendore

0
181

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një vizitë pune në Qendrën logjistike dhe distribuive të Viva Fresh, e para në Kosovë dhe konkurrentë i fortë edhe për rajon.

Kjo kompani me mbi 3 mijë të punësuar dhe afër 1 mijë të tjerë të angazhuar, me rreth 60 pika shitëse, është bërë brend i njohur i Kosovës dhe i besueshëm për konsumatorët, shkruan në Facebook Haradinaj.

“I lumtur me lajmin që rreth 30 për qind e produkteve janë vendore dhe se tani pas taksës kërkesa për prodhuesit vendor është rritë 100 për qind”, shtoi ai.

Kryeministri shtoi se industri si kjo, janë premtuese për rritjen e numrit të të punësuarve, zhvillimit ekonomik dhe stimulimit të prodhimit vendor dhe ndihma e Qeverisë nuk do të mungoj.