Basha: Në 16 Mars e largojmë Edi Ramën dhe regjimin e tij!

0
39
Loading...

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka përmbyllur protestën e sotme qytetare duke iu drejtuar pjesëmarrësve me një fjalë nga selia e PD-së, ku theksoi: „Ora e largimit të Edi Ramës po troket mbrapsht! Tik tak, tik tak!“

„Dita e sotme, – tha Basha, –  ka një rëndësi të madhe, ka meritën e ndezjes së shpresës së shqiptarëve. Prej më shumë se gjashtë orësh në këtë protestë dhe nuk ju shkohet ën shtëpi, por sot e kemi çuar njëhërë e mirë në shtëpi parlamentin e krimit, parlamentin e krimit dhe kemi hapur shtegun e vetme përmes të cilës do të kalojë e ardhmja e çdo shqiptari.

Zgjidhja është largimi një orë e më parë e kryezullumqarit Edi Rama. Ikja e tij, është fundi i pjesës së parë të kësaj beteje që do të vazhdojë me bashkimin më të madh të shpresës dhe besimti që shqiptarët kanë njohur në këto dekada. Edhe miqtë e tij më të ngushtë, edhe ata që janë përpjekur ta mbrojnë e dinë të vërtetën që ju keni buçitur:  Edi Rama ka mbaruar, pushteti i tij ka marrë fund!

Dua t’i drejtohem çdo nëne e çdo babai: mos kini frikë, asgjë nuk do ta ndalë popullin nga vullneti për të marrë në dorën fatet e tij. ajo që po vjen është çlrimi juaj, sovraneti juaj, fundi i arrogancës, i krimit të bërë njësh me qeverinë; ajo që ne po ndërtojmë është Shqipëria e shqiptarëve me dinjitet dhe mundësi. Ndaj mbushini zemrat me kurajon e shpresës që ju ndezët. Kurrë me errësira e krimit, perversiteti i hajdutërisë nuk do të vendosë për ju dhe fëmijët tuaj. Ora e largimit të Edi Ramës po troket mbrapsht! Tik tak, tik tak! Gati për uraganin popullor më 16 mars“.

Loading...