Milano vazhdon formën e jashtëzakonshme, triumfon ndaj Sassuolos për të marrë vendin e tretë

0
81
Loading...

Milano e ka vazhduar formën e mirë edhe në xhiron e 26-të të Serie A.

‘Rosonerët’ kanë shënuar fitore minimale (1:0) në përballjen kundër Sassuolos.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Pol Lirola (autogol), kur po luhej minuta e 35’ e këtij takimi që ishte mjaft interesant.

Edhe pse mysafirët u ndëshkuan me karton të kuq në minutën e 64’ pas ndërhyrjes së pa menduar mirë të portierit Consigli ndaj Piatek, ata u mbajtën pa pësuar tjetër gol.

Mundësi të mira shënimi pati sidomos mesfushori Franck Kessie, por finalizimi i mungoi rasteve të vendasve.

Me këtë fitore, Milano tejkalon Interin dhe merr vendin e tretë me 48 pikë të grumbulluara.

Loading...