Kryeqyteti me plotë probleme të rënda

0
130

Komuna e Prishtinës, ditë më parë ka njoftuar për fillim e aksionit në ndalimin dhe gjobitjen e taksive ilegalë, te cilët ofrojnë shërbime taksie pa  leje nga ana e komunës dhe poashtu rëndojne trafikun dhe stacionet e ndryshme në kryeqytet.

Komuna, aksionet i ka vazhduar në sheshet e kryeqytetit duke larguar shitësit ambulant,të gëlqeres, drurëve dhe qymyrit.

Keta operatorë ilegal, që sigurojnë të ardhura per familje inspeksioni iu ka shqiptuar gjoba nga 100 euro, për secilin, si dhe u ka bërë konfiskimi i targave dhe mallrave te ndryshme

Për kryetarin e Prishtinës duket se  lufta ndaj të dobetit po është me e lehtë, pasi kryeqyteti tash e sa vjet përballet me probleme të natyrës më të rëndë.

Mos përfundimi i kolektorit tash e disa vjet në lagjen Kalabria, mos përfundimi i shkallëve të Dragodanit tash e disa kohë,  e poashtu neglizhenca ndaj kompanive ndërtuese qe për më shume se 10 vjet i kanë banesat e pa legalizuara e qytetarët të cilet i kanë blerë ato nuk po munden të i regjistrojnë  në kadastër pronat e tyre, duket se janë çeshtje që nuk guxojnë të preken nga kryetari, pasi tash e disa kohë nuk egziston asnjë kallëzim penal për kompanitë e kontraktuara, poashtu asnjë arsyetim i duhur nga kryetari Ahmeti.

Për më shumë se një vit e gjysmë Komuna ka shfajësuar vetën nga mos realizimi i projektit të ndërtimit të kolektorit për largimin e ujit atmosferik dhe kanalizimit fekale në lagjen “Kalabria”, ku fajësonte problemet pronësore për ngecjen e projektit prej gati 1.7 milionë eurosh

Ndërsa asnjeherë nuk ka informuar qytetarët se pse ka nisur ndërtimin e kolektorit, pa e zgjidhur çështjen e shpronësimit.
Pavarësisht ankesave të vazhdueshme nga qytetarët e kësaj zone, tash e disa vite gjendja vazhdon të rendohet edhe më tepër, pa asnjë intervenim nga autoritetet

Komuna, poashtu me 22 Mars 2018 pati njoftuar se kanë filluar punimet për rregullimin e shkallëve në Lagjen Arbëria, të cilat do përfundojnë ne afat prej 120 ditësh, mirëpo kanë kaluar gati një vit prej se kur ka filluar projekti, i cili nuk ka perfunduar ende dhe askush nuk morri përgjegjësi.

Pllatoja mbi kurriz në lagjen “Dardania” e paraparë të ndërtohet për 180 ditë, u përfundua tek pas  4 viteve dhe për këto vonesa nuk mori përgjegjësi askush, pavarësisht kritikave nga partitë opozitare në Kuvendin komunal në Prishtinë.

Pavarësisht se procesi i ndërtimit të objekteve të larta banesore nuk e ka ndalur ritmin, një proces tjetër që lidhet me çështjen e ndërtimit të objekteve ka ngecur në Komunën e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti.

Procesi i lejeve të përdorimit dhe i pranimit teknik është duke vazhduar me hapa të ngadalshëm. Mos përfundimi i këtij procesi në vazhdimësi është thënë se dëmton ndërtuesit, e po ashtu edhe blerësit e banesave.

“Syri.tv” ka tentuar të marr informata të detajuara nga Komuna e Prishtinës se sa leje janë refuzuar dhe sa objekte janë rrënuar. Por, përgjigja e Komunës ishte të bazohemi në të dhënat e publikuara në webfaqe, ku këto të dhëna mungojnë .

Puna e Shpend Ahmetit, në komunë është kritikuar vazhdimisht nga LDK-ja si për mosmenaxhim të mire të buxhetit, mungesë të investimeve , procese gjyqësore të iniciuara nga qytetarët, bizneset, kompani të ndryshme.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje pas daljes nga partia e tyre ka akuzuar kryetarin e Komunës, Shpend Ahmeti se po e kthen degradimin në kryeqytet, ku jep leje per biznese te ndryshme poashtu edhe bënë punesime klienteliste në komunë.

Egzon Ademi asambleist nga radhët e VV-së, tha se, Shpend Ahmeti, dy vite para se te dilte nga Lëvizja dhe tash gati dy vite pas, krijonte rrjetin e tij me punësime të ligjshme e të paligjshme, por që për qëllim kishin klientelizmin.

“Kjo çështje besoj se duhet të trajtohet nga organet kompetente dhe të dihen arsyet e ktyre veprimeve anti-ligjore” shtoi Azemi.

Ndërsa sipas qytetarëve të Prishtinës, Shpend Ahmetit nuk po i intereson më komuna e Prishtinës, për shkak të obligimeve tjera që ka marrë në kuadër të dialogut me Serbinë, dhe obligimet e tij ia ka lënë kolegëve partiak.