Edhe ministri, kundër hidrocentralit në Lumbardh

0
162

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur në takime të ndara qytetarët e Pejës dhe kryetarin e komunës Gazmend Muhaxherin, në lidhje me shqetësimet për ndërtimin e hidrocentralit

Shala, ka siguruar që për projektin që parashikohet të investohet në ndërtimin e hidrocentralit në Lumbardh, ai do të angazhohet që të kërkoj pezullimin e të gjitha aktiviteteve për këtë projekt, shkruan ministri në Facebook.

Shkrimi i plotë i Shalës:

Kam pritur në takime të ndara qytetarët e Pejës dhe kryetarin e kësaj komune, Gazmend Muhaxheri, që i kanë paraqitur shqetësimet e tyre për projektin që parashikohet të investohet në ndërtimin e hidrocentralit në Lumbardh nga një kompani që ka aplikuar për ta marrë statusin e investitorit strategjik në Ministri të Tregtisë dhe Industrisë.
I sigurova përfaqësuesit e qytetarëve, OJQ-ve dhe kryetarin e Pejës se shqetësimin tyre do ta paraqes në Komitetin Ndërministror për Investime Strategjike dhe do të kërkoj pezullimin e të gjitha aktiviteteve për këtë projekt