Ja si do të duket TechPark në Bernicë

0
92

Së bashku me Drejtoreshën Ekzekutive të STIKK – Kosovo ICT Association, Vjollca Çavolli, ishim për vizitë në TechPark Prishtina për t’i shikuar punimet nga afër, shkruan ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka ne Facebook.
Sipas tij, ky projekt do të jetë një ndër qendrat më të mira inovative dhe inkubuese në rajon, me një hapësirë prej rreth 5,000 metra katrorë ku do të ketë biznese ekzistuese në fushën e teknologjisë informative, biznese fillestare dhe qendra për hulumtim dhe zhvillim.
„Projekti pritet të finalizohet ne fund të këtij viti. Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka kontribuar me rreth 600,000 EUR dhe është bartëse e këtij projekti që do të ndihmoj bizneset fillestare dhe ato ekzistuese të zgjerojnë aktivitetet e tyre. Ky projekt do të menaxhohet nga STIKK për 20 vitet e ardhshme.“ shtoi Lluka

TechPark Prishtina gjendet në fshatin Bernicë dhe është rreth 4 km nga qendra e Prishtinës.Image