Privatizimi i Telekomit në duar të komisionit

0
137

Vendimin e Qeverisë të muajit të kaluar me të cilin është autorizuar Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës”, do ta shqyrtojë sot në mbledhjen e radhës, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në ora 12:30.

Më 22 janar, Qeveria e Kosovës i dha dritën e gjelbër privatizimit të Telekomit pas këtij vendimi.

Komisioni Privatizim do të kryesohet nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, dhe në përbërje do të jetë edhe Ministri i Financave, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Këta do t’i rekomandojnë Qeverisë së Kosovës ofertuesin më të suksesshëm për privatizimin e kësaj ndërmarrje.