Marrëveshjet Kosovë – Shqipëri pa efekte

0
137

Viteve të fundit, pavarësisht përmirësimit të infrastrukturës, bizneset  e Kosovës kanë shënuar rënie të investimeve nga Kosova në Shqipëri.

Depërtimi i prodhimeve nga Kosova në Shqipëri, është shumë i vështirë dhe jo në nivelin e duhur po ashtu edhe shkëmbimet tregtare mes të dyja vendeve kanë dallime të mëdha.

Zëdhënësi i Bankës Qendrore, Kushtrim Ahmeti  tha se nga janari deri në muajin nëntor të vitit 2018, vlera e investimeve të realizuara nga Kosova në Shqipëri ka qenë 19.2 milionë euro.

Sipas Ahmetit, në bujqësi janë investuar 2.4 milionë euro, në industri 0.2 milionë, në sektorin e ndërtimit 0.2 milionë, 3.4 milionë janë investuar në shërbimet tregtare, 0.3 milionë në shërbime financiare, 0.5 milionë në aktivitete të tjera të pa klasifikuara.

Ai tutje, theksoi se vlera më e madhe e investimeve të bëra nga Kosova në Shqipëri për periudhën e lartpërmendur, ka qenë në sektorin e patundshmërive, qeradhënies dhe aktiviteteve të tjera biznesore në vlerë prej 12.6 milionë euro.

Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë janë takuar disa herë deri më tash dhe kanë nënshkruar shumë marrëveshje, por barrierat dhe problemet për bizneset nuk janë hequr.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Dimal Basha “ se marrëveshjet e nënshkruara, janë vetëm për konsum elektoral, e cila vërtetohet me faktin që pak prej atyre marrvëshjeve janë zbatuar.

“Vet fakti që shumë pak prej këtyre marrëveshjeve kane gjetur implementim flet për vetë mbledhjet” shtoi Basha.

Kujtojmë se, patatja nga Kosova mbetet produkti që shumti pati pengesa të shitej në Shqipëri. Prodhuesit për vite me radhe janë përballur me pengesa dogane, ndërkohë që kjo cështje në vazhdimëshi ka ngjallur debat.