Përfundon ndërtimi i urës më të madhe në Rrugën e Kombit

0
183

Ndonëse ishte parashikuar të finalizohej në fund të muajit mars apo në fillim prilli, punimet ecën më shpejt dhe vendosja e trarëve përfundoi në mes të shkurtit.

Ndërtimi i urës së Uzinës, njëkohësisht më e madhja në Rrugën e Kombit, ka përfunduar, shkruan Metro.

Burimet e kompanisë sipërmarrëse të punimeve thanë se ky dimër i favorizoi ndjeshëm për mosndërprerjen e punimeve thuajse në asnjë ditë, duke shkurtuar afatin e përfundimit me më shumë se një muaj.

I gjithë segmenti prej 17 kilometrash e me 7 ura, do të jetë i plotë deri në fillim të sezonit të ardhshëm turistik, në qershor.

Punime shtesë janë parashikuar të bëhen përgjatë gjithë gjatësisë, duke eliminuar edhe dëmtimet e krijuara në urat ekzistuese apo pjesët e rrugës që kanë pësuar çedime, trafikndarëset, mbrojtëset anësore, sinjalistika e rrethimi i saj.

“Rruga e Kombit” është ajo që lidhë Kosovën me Shqipërinë, ndërtimi i saj kushtoi diku afër 1 miliardë dollarë.