Garda sqaron: Pse i hoqëm mbrojtjen Sali Berishës

0
224

Garda e Republikës ka sqaruar se përse deputeti demokrat Sali Berisha sot nuk ishte i shoqëruar nga shërbimi mbrojtës që ky institucion i ofron Berishës, si ish-kryeministër.

Në një sqarim për heqjen e ruajtjes të Berishës, Garda thotë: Në përgjigje të interesit të disa mediave, lidhur me truprojet e zotit Sali Berisha, Garda e Republikës informon se në zbatim të Nenit 5, të Ligjit Nr. 8869, datë 22.5.2003 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, ku përcaktohet se Kryeministri i vendit përfiton shërbim ruajtje për një periudhe 3-vjeçare pas përfundimit të detyrës, është ndërprerë vijimi i mëtejshëm i këtij shërbimi.

Ky vendim vjen 6 vite pasi Berisha nuk është më kryemiinstër, kur pushtet u ndërruan dhe e maja fitoi zgjedhjet në vitin 2013. Vendimi është bërë i ditur vetëm pak pas nisjes së protestës së opozitës.