ODA E MËRGIMIT – START I SUKSESSHËM

0
377

Rikthim i suksesshëm i emisionit Oda e Mërgimit në Tv Syri Blue.

 

Oda e Mërgimit u kthye suksesshëm në tv Syri Blue me emisionin e parë pas një pauze zë gjatë njëvjeçare për shkak të një ngjarjeje të rëndë që përjetoi familja e moderatorit, Nexhat Abdiu. Në të vërtetë, në fillim të vitit 2018, me të filluar sezonin e dytë të emitimit të suksesshëm të sajë, pikërishtë më 04 shkurt 2018, papritmas, pas një sulmi kardiak, iku nga kjo botë vajza e moderatorit, Shkurta Abdiu – Sadiku ende pa i mbushur të 29-tat.  Iku pikërishtë në ditën kur në studion e tv Syri Blue, bëheshin xhirimet për emisionin e parë në vitin 2018. Dhe atë mbrëmje, Shkurta përjetoi një sulm të cilit fatkeqësishtë nuk mundi ti mbijetojë.Bild könnte enthalten: 4 Personen, Personen, die lachen, Personen, die stehen

Shkurta ishte një vjazë 28 vjeçare, nënë e dy fëmijve, të Leonartit 4 vjeçar dhe Edianit 9 muajsh. Në Zvicër erdhi me prindërit në moshën 2 vjeçare.

La pas vetes të pikëlluar, përveç fëmijve dhe bashkëshortit dhe  prindërit, motrën dhe dy vllezërit dhe gjithë familjen Abdiu e Sadiku nga Presheva.
Për këtë arësye, u bë një pauzë të emitimin e Odës së mërgimit.
Pas një viti, me kërkesat e shumta të miqve të Odës, të shikuesve të tv Syri Blue, me kërkesën e drejtorit të sajë si dhe me shtytjen dhe përkrahjen e familjes së tij, Nexhati iu kthye Odës së Mërgimit gati në të njejtën kohë si një vit më parë, në fillim të shkurtit.

Siç tha  Nexhati në një intervistë dhënë Tv Syri Blue, po i kthehet Odës pas kërkesave të shumta por mbi të gjitha i bindur se po të mund të fliste Shkurta, po të mund të thoshte mendimin e sajë, ajo gjithësesi do t’i thoshte „bëje babi“. Sepse Shkurta ishte jo vetëm përcjellëse e pasionuar e Odës, por ajo prapa skenës, prapa perdeve, prapa kamerave të Tv, ishte këshilltare, ishte kritikuese, e mbi të gjitha ishte „veshatore“ e imja. Ajo kujdesej që unë vishem mirë, të dukem mirë dhe ishte krenare me babin e sajë.

Kjo bëri që Nexhati t’i kthehet Odës dhe në edicionin e parë të sajë të zgjedhë për temë mu Shkurten dhe t’ia kushtojë Shkurtes.
– Jam i bindur se Shkurta nuk është rasti i vetëm i shkuarjes së një të riu në botën tjetër. Ka raste edhe më të vështira e më të rënda.
Në emisionin e parë të cilin e kishte titulluar „jeta – vdekja, sa afër njëra tjetrës“, ai kishte në studio dy mysafrë me të cilët bisedoi rrethë kësaj teme. Ishin Luan Maloku, shkrimtar nga Miratoca e Preshevës, i cili pati gati se të njejtën tragjedi, kur vajza e tij, në mënyre tragjike humbi jetën duke lënë pas vete dy fëmij, dy vajza.

Mysafiri tjetër ishte Psikiatri nga Peja, dr. David Kabashi i cili nga ana e tij u mundua të sqarojë gjendjen psiqike të familjarëve të cilët i goditi një tragjedi e tillë, duke sqaruar me këtë rast në mënyrë të thukt hapat që duhet ndërmarrë  në mënyrë që të përballohen dhimbjet  pë një humbje të tillë.

 

Ishte ky një rikthim i suksesshëm i Odës së Mërgimit e me këte dhe i autorit dhe moderatorit të sajë Nexhat Abdiut
Ishin të shumta reagimet lidhur me këtë ngjarje e cila u përshëndet dhe u mirëprit nga miqtë e Odës dhe nga shikuesit të Tv Syri Blue.