Nga burgu Stresi po punon fort për t’u rikthyer

0
82

Reperi Arkimed Lushja i cili njihet më shumë me emrin e tij të artit Stresi këngën e tij të fundit ishte një dedikim kushtuar nënës së tij.

Kënga titullohej ‘Të du mom’ dhe me të duhejt të merrte pjesë tek festivali ‘Kënga Magjike’ po të mos ishte pjesë e arrestimit.

Siç duket Stresi gjatë kohës së qëndrimit në burg ka punuar fuqishëm përsa i përket muzikës dhe pret të dalë së shpejti që të rikthehet fuqishëm në tregun muzikor dhe këtë lajm e ka zbuluar miku i tij , Anestezioni reperi nga Prizereni.

Në një intervistë për emisionin “Top Koha” Anestezioni u shpreh:

‘Nga kontaktet e fundit që kam pasur me Stresin më ka treguar se ka shkruar shumë këngë të reja. Më ka premtuar se do të rikthehet shumë shpejt dhe fuqishëm. Ai del shumë shpejt nga burgu pasi nuk ka asnjë fakt që dëshmon për fajësinë e tij dhe në muzikë do të rikthehet më fuqishëm se kurrë’.