Me dokumente false italiane, dënohet shqiptari në Maltë: I bleva 1200 Euro

0
73

Një shqiptar është dënuar në Maltë pasi u kap duke udhëtuar me dokumente të rreme. Gjatë marrjes në pyetje, ai tha se destinacioni i udhëtimit të tij ishte Manchesteri, në Britani të Madhe.

Ai pranoi se kishte blerë në Shqipëri për 1200 Euro tre dokumente të falsifikuara italiane. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, argumentoi se i bleu dokumentet e rreme për shkak se iu refuzua viza për të udhëtuar në Angli.

Prokuroria malteze tha se i akuzuari bashkëpunoi me policinë. Gjykata e dënoi atë me 18 muaj burgim dhe e pezulloi me 3 vite për të udhëtuar në Schengen.