Pasi Baby G e ‘akuzoi’, Rina tregon si qëndron e vërteta e xhinseve

0
85

Së fundmi  Rina ishte e ftuar në ‘Shiko kush luan’ krah shumë të personazheve të tjerë të njohur.

Ajo u bë pjesë e lojës ku përgjigjet e pyetjeve jepen duke gjuajtur me bojëra disa foto këngëtarësh.

Kur u pyet për personat që mendon se duhen sharë, ajo përmendi edhe Baby Gee, një tjetër repere e njohur.

Ndërkohë reperja Baby G nuk nguroi ti jap një përgjigje kolegës së saj.

Me anë të një video të publikuar në ‘Instagram’ ajo jep një mesazh të qartë për Rinën dhe krahas saj shkruan:

Si mund të jesh edhe fanse edhe të kesh inat? Më vjen keq që e ke ulur aq poshtë ‘On Records’ asgjë më tepër! Është e gjitha dashuri nga ana ime dhe fakte. Mi sill xhinset e mia”.

Mbas kësaj deklarate  në një postim tjetër në ‘Instastory’, Rina ka shkruar se për të nuk kanë rëndësi njerëzit që e urrejnë, por vetëm ata që e duan dhe puna e saj.

Ndoshta me këto fjalë Rina ka vendosur t’i japë fund njëherë e mirë debatit të saj me Baby Gee, megjithatë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen mes tyre do e tregojë koha.