1.500 dele bllokojnë qendrën e Madridit

0
234

Rreth 1.500 dele e dhi bllokuan rrugët dhe qendrën e Madridit gjatë një manifestimi që heq rrënjët që nga mesjeta.

Trashumancioni është një zhvendosje e bagëtisë nga kullosat verore në ato dimërore, që vjen që nga mesjeta, ndërsa nga viti 1994 kjo traditë është përtërirë në Madrid si një festival që nxit blegtorinë.

Me këtë rast, dhjetëra barinj, të veshur me rroba tradicionale, marshuan me tufat e deleve e dhive përmes qendrës së Madridit, ku komunikacioni u bllokua plotësisht.

Ngjashëm me traditën mesjetare, blegtorët në Sheshin Cibeles simbolikisht paguan për kalimin e bagëtisë autoritetet e qytetit me kartëmonedha spanjolle.

Manifestimin katërorësh e mbështeti edhe Ministria spanjolle e Bujqësisë.