Intervista me ish Miss Universum dhe këngëtaren Kështjella Pepshi

0
6145

Emrin Kështjella, e kam nga babai im, më deshirën që të bëhem e papushtuar nga sfidat e jetës. Të bëhem vërtetë Kështjella e Gjergj Kastriotit ( Skenderbeu )

SYRI.TV :  Ju lutem, prezatoheni, me një biografi të shkurtër , se kush është Kështjella Pepshi ?

KESHTJELLA PEPSHI  : Prejardhja e babait nga Juniku, jetojmë në Pejë, tani më dy shtetsi, shqiptarozvicërane, më vëndqendrim në Zvicër. Pastaj për biografi, shkurt i keni cekur në pyetjet e juaja në vazhdim.

SYRI.TV:  Pse emrin Kështjella ?

KESHTJELLA PEPSHI  : Emrin Kështjella, e kam nga babai im, më deshirën që të bëhem e papushtuar nga sfidat e jetës. Të bëhem vërtetë Kështjella e Gjergj Kastriotit ( Skenderbeu ).

SYRI.TV:  Ju jeni fotomodele dhe keni qenë Miss Universum , nga kush e frymzon modelizmin ?

 

KESHTJELLA PEPSHI : Nga nëna ime.

SYRI.TV :  Në cilin vit jeni zgjedhur, Miss Universum ?

KESHTJELLA PEPSHI  : Në vitin 2010.

SYRI.TV :  Cka të shtyri që të konkuroni, për Miss ?

KESHTJELLA PEPSHI :  Më shtyri mbështetja dhe deshira e familjes, nënës dhe vëllaut.

SYRI.TV : Nga bota e modelizmit, tani në botën e politikës , pse vendosët ta bëni një gjë të tillë ?

KESHTJELLA PEPSHI : Po, sepse që të dya i kam të trasheguara nga nëna,

SYRI.TV :  Sipas një Reviste Amerikane më priztigjoze ,  “ ESQUIERE“, në mesin e shumë femrava të bukura, ju jeni zgjedhur femra me e bukur, cili është ky sukses i yti ?

KESHTJELLA PEPSHI  : Po ishte përzgjedhje nga Revista më prestigjioze në Amerikë, “ ESQUIERE „. Unë bësoj, se nuk ishte vetëm sukses i imi, por edhe i Kosovës, sepse, aty ishte edhe emri i shtetit nga vija unë.

SYRI.TV :  Cila nga këto të dya, ju kan bërë me famë botrore ta them , politika apo Miss Universsum ?

KESHTJELLA PEPSHI : Që të dyat  bashke, kuptohet ajo e para në Amerikë kurse e dyta në Evropë, Zvicër.

SYRI.TV: Nga modelizmi në politikë, nga politika në botën e muzikës, Pse ?

KESHTJELLA PEPSHI  : Ky është një zingjirë hallkorë, që gradualisht sipas orjentimit të futë në hallkë nga njera në tjetren dhe, pastaj vije deri të ajo kulminantja, të cilën njeriu prej kohesh është fokusuar. Kështu ndodhi edhe më mua, mora kulmin e ndertimit në karjerë, MUZIKEN.

SYRI.TV:  Ju, sapo keni lansuar një projektë në tregun e muzikes , projektin më të ri, „TOO MANY MILES“ , më flitni pak, rreth këtij projektit ?

KESHTJELLA PEPSHI  : Po, kam lansuar, këngën time të re, e cila po vazhdon të dëgjohej më vëmëndje nga dëgjuesit. Kënga është e komponuar nga kompozitori i shumë ç’mimeve të këngëve filmike nderkombtare, kompozitori, Sammi Hammi.

SYRI.TV :  Cilat jan tri çastet më të lumtura, në jetën tënde ?

KESHTJELLA PEPSHI  : E para, kurë kam mbaruar klasen e nëntë, se, e dia që tani filloj pjekuria ime në arritjet e piksynimet e mia jetësore.

E dyta, kur kam marrë kurorën e Miss-it, e në duart e dy më të dashurve të mi, nënës e vëllaut, kam parë dhuratat uruese dhe përqafimet.

E treta, kur kam shkuar në Las Vegas, që ta prezantoj Kosovën, në mesin e 170 shtete të Botës.

SYRI.TV:  Ju, si modele , politikane, artiste, pritet ndonjë bashkëpunim me dikë ?

KESHTJELLA PEPSHI : Njëherë kam synim t’i realizoj planet e mia. Pastaj nuk i dihet.

 

SYRI.TV :  A ka smipati, Kështjella Pepshi ?

KESHTJELLA PEPSHI : Si ç’do e re dhe i ri.

SYRI.TV:  A është e dashuruar, Kështjella Pepshi ?

KESHTJELLA PEPSHI  : E dashuruar, në muzikën.

SYRI.TV :  A ka operacione plastike, Kështjella Pepshi, nëse po, ku dhe, nëse jo , je kundër, apo, pro këtij fenomenit?

KESHTJELLA PEPSHI : Jo, unë nuk kam asnjë nderhyrje, sepse, do ta lëndoja natyrën e cila mi dha të gjitha. Kurse për të tjerët, nuk është në etiken time të përgjigjem…

SYRI.TV :  Çfar veture vozite , Kështjella Pepshi ?

KESHTJELLA PEPSHI : Veturat që unë ngas, është arritja ime në piksynimin që i kam vuar vetes.

SYRI.TV: Mē kë jeton, Kështjella Pepshi ?

KESHTJELLA PEPSHI : Me familjen, nënën dhe vëllanë.

SYRI.TV:  Si Miss apo politikane, keni hasur në paragjykime ?

KESHTJELLA PEPSHI : Si ç’do Miss dhe politikane tjetër edhe unë kam hasur.

SYRI.TV:  Cila është kritika më e fortë, qe keni marrë gjatë karrieres tënde ?

KESHTJELLA PEPSHI  : Po, kam hasur në kritika, por për të mirën time, që kërkojnë faleminderim.

SYRI.TV : Ku e shohim Kështjellën gjatë vitit 2019 ?

KESHTJELLA PEPSHI  : Shpresoj shumë që do t’a realizoj projektin tim, lacimin e dy këngëve për të cilat jam duke punuar qysh tani….

SYRI.TV:  Ç’far ke për të thënë, për portalin tonë ?

KESHTJELLA PEPSHI : vetëm të mira kam për të thënë, për portalin dhe stafin e juaj, që më aq fisnikëri e mbani dhe punoni. Unë uroj suksese në vazhdimsi për punën e juaj të artë.

SYRI.TV:  Ju faliminderit shumë, që gjetë kohë të jeni pjesë e portalit tonë ?

KESHTJELLA PEPSHI  : Faleminderim të përzemërt edhe ju që më nderuat më intervisten, në të cilën bashkbiseduam.

 

Respekt dhe nderim pafundësisht !

 

Intervistoi Arben Mehmeti gazetari i RTV SYRI BLUE