VIDEO/ Plumb në kokë vëllait në dasmën e motrës

0
723

Duhej të ishte ditë e shënuar për të gjithë familjen, por një pakujdesi e çastit e ka kthyer dasmën në mort.

Hasan Koyun po kërcente në dasmën e së motrës në Nidge të Turqisë, kur vëllai i tij i vogël mori armën dhe nisi të qëllonte në shenjë gëzimi.Nga një video e xhiruar nga të pranishmit në dasmë shihet se Ramazan Koyun tërheq këmbëzën e pistoletës pa e ngritur ende tytën e saj në ajër duke qëlluar në kokë të vëllanë, baba të dy fëmijëve.