Miss-i i përjashtuar nuk pranon të paguajë haraqin, shpjegon në detaje të gjitha padrejtësitë që i janë bërë

0
2633

Bernadeta Anna Nikolla, që në maj të këtij viti është zgjedhur ‘Miss Grand Kosova’ dhe ka fituar të drejtën për të përfaqësuar Kosovën në Myanmar, ku mbahet “Miss Grand International”, tani po i mohohet ky titull.

E sipas shpjegimit të saj për Gazetën Express, e gjithë kjo garë është një ‘farsë’ e producentit, i cili i ka kërkuar që ajo të paguajë 20 mijë euro nëse do që ta dërgojnë në Myanmar, edhe pas marrjes së titullit,.

Bernadeta është përzgjedhur nga një juri profesionale dhe në prani të 500 vetash. Ajo është një top modele në Zvicër e madje ka kontratë me “Model World CH”.

Ajo jeton dhe vepron në Cyrih, ndërsa thotë se eventi është një shpifje dhe një shantazh për mijëra franga zvicrane.

Modelja është akuzuar nga producenti i ‘Miss Grand’ në Kosovë se ajo është treguar e pa disiplinuar dhe nuk ka qenë e denjë për ta përfaqësuar vendin në këtë garë.

Por, Bernadeta ka angazhuar avokatin për këtë rast, i cili ka arritur të sigurojë disa fakte se ai madje nuk e ka as licencën dhe asnjë të drejtë për të dërguar asnjë nga vajzat në Myanmar, shkruan Gazeta Express.

Sipas këtyre dëshmive, producenti duhet të paguajë nga 2 mijë dollarë në vit për të mbajtur licencën, kurse në një e-mail të dërguar pikërisht nga ‘Miss Grand International’, ai nuk ka asnjë marrëveshje me ta.