Kërkoi ryshfet, një muaj paraburgim për inspektorin e komunikacionit

0
245
Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit S. D., pasi që ai në pozitën e inspektorit të Komunikacionit në Komunën e Kamenicës kishte kërkuar ryshfet nga pronari i një kompanie të biznesit, për të kryer një shërbim.
I dëmtuari menjëherë ka lajmëruar zyrtarët policorë, më pas organet e ndjekjes kanë ndërmarrë të gjitha hapat, duke aplikuar përdorimin e masave të fshehta të simulimit, ku i pandehuri është arrestuar në vendin e punës.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.