Në këtë fotografi janë 12 ushtarë. A i dalloni ku janë?

0
315

Gjatë një ushtrimi ushtarak në një xhungël në Brunei janë fshehur pjesëtarët e Household Calvary’i, njësitit më të mirë elitë të ushtrisë britanike. A janë fshehur mirë?

Në faqen e vet në Facebook, ushtria britanike ka publikuar një fotografi nga një xhungël në Brunei ku momentalisht njësiti elitar i ushtrisë Household Calvary është duke ushtruar.

Mirëpo, në një vend me plotë bimë, në dukje të zakonshëm, fshihen 12 pjesëtarë të këtij njësiti.

“Kjo është diçka që Household Calvary e bënë më së miri”, shkruan në përshkrimin e fotografisë, “a mund t’i gjeni?”Household Calvary ekziston qysh prej vitit 1660 dhe është njësiti më i vjetër në Ushtrinë britanike. Ata janë gjithashtu fytyra e forcave të armatosura britanike dhe paraqiten në çdo ceremoni të rëndësishme.

Princat Harry dhe William, si dhe këngëtari James Blunt kanë qenë pjesëtarë të këtij njësiti./gazetametro.net