Lirohen pasi u moren në pyetje pesë serbët që u arrestuan sot

0
232

Janë liruar pesë serbët e arrestuar në Gjilan, pas intervistimit në polici.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan Jetish Maloku tha se pesë të dyshuarit serbë që janë arrestuar sot në mëngjes nga Policia janë liruar në procedurë të rregullt.

Sipas Malokut ata pas arrestimit janë sjell në Polici, janë marr në pyetje nga hetuesit për krime të rënda dhe të njëjtit janë liruar me urdhër të prokurorit.

Sipas tij rasti mbetet nën hetime ndërsa pesë serbët dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues e që sipas tij kanosje ndaj pjesëtarëve të FSK-së të nacionalitetit serb.

Policia gjatë ditës konfirmoi arrestimin e pesë serbëve në rajonin e Gjilanit ndërsa shefi i zyrës për Kosovën Marko Gjuriq ka thënë në Beograd se pas këtij rasti duhet të ndërpritet dialogu Prishtinë-Beograd

Policia e Kosovës sot gjatë një operacioni në rajonin e Gjilanit, arrestoi pesë persona të nacionalitet serb nën dyshimin se janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

Mësohet se në fshatin Kufcë e Epërme policia ka arrestuar shefin e të ashtuquajturit Qarku Anamoravës së Kosovës, Radovan Stojkoviqin, dhe drejtorin e degës së Shërbimit Kombëtar të Serbisë për Punësim, Jovan Deniq, si dhe Nenad Stojanoviqin, i punësuar në Ushtrinë e Serbisë, meqë ka ushtruar presion ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së që të braktisin shërbimin.

Ndërkohë, media serbe njofton se ndër të arrestuar janë edhe Predrag dhe Aleksandar Gjorgjeviq nga fshati Berivojcë të Kamenicës,

Në Kufcën e Epërme deri kohë më parë kanë punuar rreth pesëdhjetë pjesëtarë të FSK-së të nacionalitetit serb dhe që të gjithë kanë dhënë dorëheqje, shkruajnë mediat serbe.

Aksioni i policisë filloi në orët e hershme të ditës së sotme.
Përpos shtëpive të tyre policia ka bastisur edhe zyret e shërbimeve dhe ato të kryetarit të bashkisë së Shillovës

Kujtojmë se në javët e fundit janë larguar më shumë se 30 pjesëtarë serbë të FSK-së kryesisht të rrethinës së Gjilanit.