Revista amerikane: Era Istrefi, e destinuar për gjëra të mëdha

0
182
Loading...

Duhet të kesh diçka shumë speciale për të hyrë në tregun ndërkombëtar, dhe Era Istrefi e ka atë.

Njëra nga revistat më të famshme në botë që merret me pop muzikë, POPDUST, ka realizuar një intervistë me këngëtaren kosovare, Era Istrefi.

“E ardhur nga një qytet i vogël i Kosovës, Era Istrefi gjithmonë ka ëndërruar që ta ndajë muzikën e saj me botën dhe kjo po i ndodh tash për tash”, janë fjalët që një revistë amerikane, që trajton pop muzikën, ka shkruar për Erën.

Ndërsa vet Era, në këtë intervistë për revistën, ka thënë se beson në mrekulli.

Po ashtu, aty thuhet se Era është e para shqiptare na Kosova që arrin këtë sukses në botë, ndërsa Era thotë për këtë revistë, se e tmerron fakti që di shumë pak për industrinë amerikane të muzikës, por se po mëson dita ditës dimensione të reja të qasjes.

Loading...