Si prodhohet suxhuku më i lirë se 1 euro

0
404

Anton Jupa, njëri nga importuesit e mishit ka folur për mishin dhe suxhukun e lirë. Ai ka thënë se suxhuku që del në treg me çmim prej 1 deri në 2 euro ka 30 për qind mish të pulës që importohet me çmim të lirë.

Ai po ashtu ka deklaruar se ky suxhuk prodhohet me mish industrial.

 

Jupa ka folur edhe për skandalin e mishit belg që erdhi në Kosovë.

Ai gjithë përgjegjësinë për dyshimet që janë ngritur e hedh tek organet kompetente, pasi sipas tij i tërë importi është bërë me letra dhe ka kaluar nëpër të gjitha procedurat doganore.

“Ne jemi të pafajshëm i kemi dokumentet, dudat i kemi, kemi certifikatat të AVUK-ut që i kanë kontrolluar dhe e kanë lejuar”, ka thënë Jupa.