Çifti i ri i showbiz-it shqiptar,…

0
223
Loading...
U bënë disa muaj tashmë që Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj përfliten për një lidhje dashurie.

Edhe pse çifti nuk e ka konfirmuar romancën, të shumta janë herët që “janë kapur mat” nga paparacët.

Pak ditë më parë, Eni dhe Genci publikun bashkëpunimin e tyre të fundit “Vetëm ti”.  Pas bashkëpunimit i shtuan edhe më shumë dyshimet për lidhjen e dashurisë.

Sa më shumë vazhdojnë ta ruajnë për vete këtë pjesë private, aq më shumë duket sikur ndiqen dy këngëtarët. Si mbrëmjen e sotme, kur sërish janë kapur mat.

Eni dhe Genci janë fotografuar pranë njëri-tjetrit, ndërsa po hyjnë në ambientin ku zhvillohet dasma e Labinot Gashit dhe partneres së tij Qëndresa Bajrami.

Në fotot e publikuara nga Express, çifti duket mjaft elegant. Ajo, me një fustan të shkurtër që guxon pak edhe me transparencën, ndërsa ai, natyrisht djali simpatik me kostum të zi elegant.

Çfarë mbetet tjetër për t’u thënë? Pse nuk e deklarojnë lidhjen?

Loading...