ERZEN RRUSTEMI: JAM GATI TË NDESHEM KUR DHE KU TË DUASH

0
2473

Aleksandër Dimitrenko,
VENDOS TANI.
Unë jam gati të ndeshem me ty, ku dhe kur të dëshirosh ti.
Ti e di ku mund të më gjesh!

Kështu i drejtohet në faqen e tij të FB, kampion i botës në peshat e rënda, i ligës profesionale WBF, Erzen Rrustemi, Aleksandër Dimitrenkos, boksierit profesionist gjerman me prejardhje ukrainase, shampionit të dikurshëm të kategorisë së rëndë.
Kjo tregon se boksieri kosovar është i sigurtë në vetëvete dhe i gatshëm që të mbrojë titullin e kampionit. Në foto të cilën e kishte postuar në faqen e tij të FB, Erzeni duket për mrekulli.

Por kush është në të vërtetë Erzen Rrustemi?
Erzen Rrustemi ka lindur ne fshatin Zhegër komuna e Gjilanit 07 tetor 1983, rrjedhë prej një familje me tradita atdhetare. Fshati Zhegër e Gjilanit është e njohur për emra të mëdhenjë që dhanë shumë për lirinë e Kosovës, që nga Idriz Seferi, Agim Ramadani, Sami e Shaban Ukshini,… ky fshat identifikohet edhe me sportistin që mbronë ngjyrat e përfaqësueses së Zvicrës, Xherdan Shaqiri,…së fundmi edhe me Erzen Rrustemi, kampion i Europës në boks. Karrieren e ka filluar para 3 vjet e gjysmë, respektivisht me 7 prill 2012 në ligën profesionale. Deri me tani ka zhvilluar 12 meqe, të gjitha i ka përmbyll me fitore, prej tyre vetëm një me pikë, të tjerat me nokaut. Edhe pse në dukje karrierë e shkurtër, na delë të jetë shumë e pasur me suksese.

Meqin e parë e ka pasur me hungarezin Attila Toth, ndërsa si meqin më të rëndë në karrierën e deritanishme, Erzeni e konsideron atë të 26.4.2014 kundër Afmir Imamoviq,…edhe përkundër pësimit të dy goditjeve të forta në kokë dhe hundë, arrinë të marrë vetën për të përmbyllur meqin me fitore.

Boksin nuk e bejë për përfitime materiale, por e bëjë pse e dua, – kishte deklaruar Erzeni me një rast.

Kampion i botë u bë duke mundur argjentinasit Ricardo Ramirez me nokaut klasik në raundin e dytë edhe pse Ramirez ishte nokautuar qysh në raondin e parë.
Tani, pritet meçi i ardhshëm në të cilin Erzeni do të mbrojë titullin e kampionit. Dhe ai, e ftonë njërin ndër kandidatët më të mundshëm dhe më të fortë të ketij versioni, ukrainasin Dimitrenko që t’i dalë në mejdan.

Pra, ky është Erzen Rrustemi . Ky është Heroi im modern dhe për personalitete të ngjashme si ky ka aq shumë nevojë atdheu ynë, ka nevojë Kombi Ynë dhe perspektiva e saj e përgjithshme.

Dëshira e tij më e madhe ishte dhe mbetet që të mbrojë titullin në vendlindje, në Shqipëri, para shikuesve shqiptarë.

Presidenti i mëparshëm i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, në një ceremoni të rastit, i ndau titullin Presidencial “Mjeshtër i Madhë ” Erzenit me motivacion për rezultate kulminante të sportistëve kombëtar në arenën ndërkombëtare sportive.