Vetëvrasja në Gjakovë: Ja mesazhi që burri ia la gruas para se të vdiste

0
310

Të premten, në Gjakovë një person i moshës 45-vjeçare dyshohet se është vetëvrarë. Këtë e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës për Expressin, mirëpo pa dhënë detaje tjera.

Inicialet e viktimës janë V.N. dhe është vetëvrarë me armë zjarri/pistoletë.

Gazeta Express ka arritur të kontaktojë një familjarë të viktimës, i cili gjithashtu është dëshmitarë i këtij rasti.

Ai tregon se viktima në mëngjes kishte dalë nga shtëpia, duke thënë se po shkon për vizitë diku, por më pas, V.N. i kishte dërguar një mesazh në telefon bashkëshortes së tij, duke i thënë që t’ia bëjë “hallall”.

Pas kësaj, familjarët e gjetën viktimën të vdekur në oborr të shtëpisë dhe e dërguan në spital, por nga vetëplagosja me armë zjarri, ndërroi jetë.

Gjithë kjo ngjarje ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Bajram Curri”.