Njihuni me restorantin e parë nënujor

0
142

Europa është shtëpia e Partenonit Grek në Athinë, Koloseu Romak në Romë, Kulla Eifel në Paris dhe shumë e shumë kryeveprave të tjera nga më arkitektoniket. Por a e dinit çfarë mungon? Një restorant nënujor.

Kompania e quajtur „Snøhetta“ ka marrë përsipër një arkitekturë të re. Kjo kompani ka projektuar një strukturë me tre nivele, me një dritare panoramike që lejon vizitorët të „udhëtojnë“ në brendësi të detit në jug të Norvegjisë.

Në shikim të parë, të duket si një betoni, e hedhur si rrëmadhë në fshatin Baly, por një herë brenda ajo rrezaton jetën. Restoranti do të ketë hapësirë ??për 100 klientë dhe do te përdoret gjithashtu si një qendër kërkimore detare kur restoranti të jetë i mbyllur.

„Më shumë se një akuarium, struktura do të bëhet pjesë e mjedisit detar, duke ardhur drejtpërdrejt në shtratin e detit pesë metra nën sipërfaqen e ujit“, shkruan Snøhetta.

Restoranti do të ofrojë një pamje të shtratit të detit, por kjo pamje do të ndryshojë gjatë stinëve dhe kushteve të motit“.

Snøhetta shpreson të fillojë ndërtimin e këtij projekti vitin e ardhshëm në mënyrë që inaugurimi të bëhet brenda vitit 2019.