Sot ka ditëlindjen Aishwarya Rai Bachchan, ndër më të bukurat në botë

0
220

Sot ka ditëlindjen Aishwarya Rai Bachchan. Ajo mbuush 44 vjeç, por mbetet gruaja më e bukur në botë. Aktorja indiane, Aishwarya Rai Bachchan, e cila më parë u akuzua publikisht nga bashkëkombësit për ‘shtim të pabesë në peshë’ pas lindjes së fëmijës së saj të parë, e vërtetoi edhe një herë se vazhdon të jetë gruaja më e bukur në botë, pavarësisht të gjitha kritikave që u derdhën drejt saj pas një ndryshimi tërësisht natyror si pasojë e mëmësisë, njofton radioejani. Aktorja e Bollivudit dhe idhulli i shumë njerëzve në Indi dhe në botë, është martuar me Abhishek Bachchan, solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Në prezantimin e saj ka në Festivalin e Kanës ajo është dukur në një formë shumë të mirë fizike dhe si gjithmonë magjepsëse. Ish-Miss Bota ka pozuar për fotografët me veshjen e saj tradicionale, sari, i qëndisur me ar, me flokë të mbledhur dhe me një tualet që i nxirrte në pah sytë e mrekullueshëm dhe tiparet perfekte të fytyrës që e bëjnë atë një nga gratë më të bukura në botë.