Emri gur si antroponim në gjuhën shqipe

0
224

Ndër shqiptarët hasa në emra të ndryshëm me prejardhje nga bota shtazore,bimore, lumenjve,planetëve etj. Po i theksoj disa prej tyre: botës bimore : Mimozeë (dru iviseve të ngrohta i cili çel ne fund te dimrit lule te imta me ngjyra te verdhe e me ere te mir prandaj thuhet erë e mimozes, lule mimoze etj.

Lis,Vjollcea. Nga bota shtazore do ta theksojm Luan,Ujkë  edhe maqense ndër  shqiptarët njihet si kafsh gjakpirës, por  ia kanë lakmin “trimerisë” se ti sepse “Ujku e ka qafen e trash,prandaj I kryen  punët vet” Megjithë këtë. Shum njerës e bartin emrin  e këti “gjakpirëse”.Astriti  është një zvaranik I cili ka trup të bukur dhe është shum I zhdërvjellët dhe mu për ate e përdorin si antroponim. Rasti  jo I rrallë është edhe emri Lis. Metutje, ka emër lumejsh si :Valbona,Vjosa,Drini etj, Emra te vendbanimesh si  Shkodran,Berat  etj. E shum raste tjera.Do të hasim edhe nga bota minerale:Hekuran,çelik, guri dhe mandej edhe  emra te ndonje planeti si: Afërdita, Urani etj. Në këtë  kontest do të marim gurin si antroponim.

Ky emër ka përdorim të gjërë ndër shqiptarët. Përndryshe,emër  gur ka këtë kuptim:”Lënd minerale  e fort dhe e patretshme, që gjendet në brendësi ose në sipërfaqe  të tokës si masë e ngjeshur ose si copa të veçanta dhe që përdoren kryesisht si lëndë ndërtimore.” Duke I parë vetitë e gjithanshme të gurit, ndër  shqiptarët ka depërtu edhe si antroponim si psh. Gurë, i fortë si Gurë, Gurë mali. Të theksojmë se krahas kësaj Gure, ndër shpiptarët, me theks të vaçant, t ë Maqedonisë shqiptohet si GJUR si psh. E hodhi gjurin, I ra me gjur etj.Kështu,nuk theksohet me g, por shqiptohet me Gj- gjur. Bile bile edhe emërvendi   theksohte me Gj. si  Gjurishte (emerave vendi që gjindet në atarin  e shën Nikollës). Në periudhën e diferencimeve, të vendbanimeve, toponimeve tjera gjeografike iu ndryshuan emrat, me motivacion se gjoja shqiptarët kanë bë përkthimim e emërave. “Kështu,Grykës së Dervenit iu  ndryshu emir Gryka e Zhedenit (Zhedenska  Klisura). Ndërkaq emervendit që e theksuam më lartë (Gjurishte), nuk shënohet me si tillë ne hartat  gjeografike! Me rëndësi  është  të theksoj sa  herë , në formë tëshakas  “KEP”,prandaj thuan”te kepat” . Ne këtë rast , edhe  KEPI është GUR, prandaj kjo kështu do të sqarohet:”pjese me maje e një guri, maje e një shkëmbi etj.”.Në formë shakaje thuhet: “Qenka KEP I fort” dhe mori raste tjera.Emri gur ndonje herë haste eshtë edhe në gjuhën sllave, me theks te vaçantë te gjuha maqedodonishte, por si mbiemër si psh.:Gjurovski,Gjurçinovska ,Gjurcevski,Gliguri etj.Ky i fundit është  term që ka prejardhej nga Latinishtja dhe përdoret në të shumtën e rasteve si GLIGURI.Ndërkaq, në gjuhën shqipet do të ishte GURëT(në shumës). Kjo do të ishte e ngjasjshme me Gli Iliri të Aleksandër Stipçeviqit. Titulli orgjinal I se cilit është “Gli lliret “(lliret).(për këtë shiko Aleksandër Stipçeviq “llirët”.Prishtina,1967).Pra, në shqip Gliguri do të përkthehet si”Gurët”. Të tillë e hasim në katundin Shipkovicë të Malsis së Tetovës,pastaj, në katundin Xhepçisht të tetovës e hasim Kepat (lexo! Gjurët)për të cilën bemë fjalë më lartë.

Si depërtuan këto emra në gjuhën  maqedonishte, kur dihet se në maqedonishtë, gurit I thuhet “Kamen”. Gjë që tregon se farë muk ka të bëjë “kameni” me Gurin. Rënja e këtyre emrave si GJurçinovski,GJurovski kanë rënjë shqipe dhe vetëm në shqip mund të zbërthehet. Por me rëndësi është të theksojm se si depërtuan këto emra  shqip në gjuhën maqedonishte .Nuk është rast i rrallë që një popull me numër më të vogël, të asimilohet  të shkrihet, të tretët në një popull në numer më të madhë . Në këtë mënyrë  shum popuj në botë janë asimiluar janë shdukur si që  është rasti me inket,majet,asteket në Amerik të cilet kahere  janë asimiluar . Edhe  këtu nëMaqedoni rrugës së asimilimit shum shqiptarë u asimiluan në sllavë,me theks të vaçant në maqedonas. Rast më konkret I kemi shqiptarët ortodoks të Rekës së Epërme, Manastirit dhe vendeve tjera të Maqednisë,të cilët nuk e ndruan fenë, por që e hubën kombësinë. Nuk është rast i vetëm, një numër I madhë I shqiptarëve islam (musliman) u asimiluan në Turq. Prandaj, disa burrështëtas Turq deklarojnë: “Në turqi ka afër pesë milion qytetarë me origjinë  shqiptare nga trojet e ish Jugosllavisë”.Me rëndësi është tëtheksojm se edhe emrave të shqiptarve islam u është vu prapashtesa slave SKI edhe atë me V a po pa V.Kështu Aliut iu bë Aliovski, Dautovski, Skenderovski,pastaj emrave  te shqiptareve ortodoks Sinadini behet Sinadinovski, Joakimovski dhe shumë raste tjera qe behen si ne periudhën parakomouniste, komuniste  po edhe sot. Në periudhën e sistemit demokratik.E udhës është që në Maqedoni tu kthehet emri  i tyre i vërtet dhe mos të ketë asimilim të popullsisë  së etniteteve të ndryshme  që jetojnë në këtë hapsirë gjeografike të Maqedonisë. Së paku,në  këtë sistem demokratik që gjindemi. Le të shprehen lirshëm çdo popull I kësajë hapsinore të Maqedonisë?