ODA E MËRGIMIT – EMISIONI I DHJETË

0
1905
 
    Oda e Mërgimit vazhdon me sukseset e saja me emisionin e saj në Tv Syri Blue në prezentimin e temës: „Mërgimi dhe Mërgimtari“. Jemi dëshmitarë të trajtimit të disa etapave të rrugës që bënë mërgimtari në jetën e tij që nga momenti kur vendosë të lëshojë vendlindjen e gjerë tek momenti kur ai vendos të kthehet në vendlindje.
   Kështu duke rrugëtuar kësaj rruge, duke përshkruar me shembuj përmes mysafirëve të vetë, Oda po arrrinë që të bëjë për vete shikuesin e tv Syri Bue, e jo vetëm. Shkrimet, në postën tonë, në faqen tonë www.syr.tv, pastaj të fb të faqes, fb të faqes së autorit të emisionit dhe të drejtuesve të tv Syri Blue tregojnë për interesimin shume të madhë të emisionit dhe pëlqimin e tij nga publiku, e sidomos nga mërgimtarët.
   Në vijim, oda premton edhe më tutje tema interesante dhe mysafirë prominent, të cilët janë mërgimtarë, por kanë edhe bagazh në sfera të ndryshme , në aktivitete të ndryshme këtu në mërgim.
   Oda bënë thirrje te të gjithë mërgimtarët, te të gjithë ata që janë të interesuar që të jenë mysafirë në odë, të gjithë ata që kanë për të treguar apo për të dëshmuar diçka, që kanë për të prezentuar diçka qoftë personale, kolektive apo grupore, qoftshin ato të arritura apo edhe dështime, që të paraqiten në odresat, tani më të njohura, qoftë të e mailit apo dhe paraqitjet për mes formave që atyre iu pëlqen më së shumti, si sms, telefonatat, etj.
  Oda premton që edhe me temat e ardhshme të caktuara, siç janë: mix-martesat, sporti, humaniteti, kriminaliteti, integrimi, të suksesshmit, etj. etj. do të jenë po ashtu interesante dhe të pëlqyera nga shikuesit dhe miqtë e odës.
  Shfrytëzojmë këtë rastë të ftojmë gjithë të interesuarit që të bëhen sponzorë të Odës dhe të ndihmojnë me këtë rast mirë dhe mbarëvajtjen e sajë dhe të plasojnë edhe produktet apo shërbimet e tyre në këtë emision shumë të shikuarme çka i kontribojnë drejtëpërsëdrejti suksesit të vetë personal.
 
Autori Nexhat Abdiu